Shperthen kamioni me poliesterol tek Shkembi i Kavajes
Albeu.com
Një kamion me poliesterol ka marrë flakë si pasojë e një qarku elektrik me telat e tensionit në autostradën Durrës-Kavajë, por pa shkaktuar viktima. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta më parë kur kamioni me targa të Tiranës ...... 1435 ka shpërthyer në flakë në rrugën Durrës-Kavajë, pranë vendit të njohur si Shkëmbi i Kavajës. Vala e tymit ka qënë e madhe ndërsa flakët për pak minuta kanë përfshirë kamionin si pasojë e lëndës së poliesterolit që kanë ndihmuar djegien shpejt të tij. Zjarrfikës dhe makina policie mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe mundën të lokalizojnë flakët gjigande që kërcënonin automjetet e tjera në autostradë dhe shumë lokale dhe bare aty pranë. Nga hetimet paraprake mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar në kohë nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar flakëve pa dëmtime fizike. Policia konstatoi paraprakisht se flakët janë shkaktuar si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik në momentin që kamioni ka ndeshur në telat e tensionit të lartë të shtyllave pranë zonës.
Shpërthimi i kamionit ka shkaktuar në zonën e plazhit shumë pranë vendngjarjes. Pushues të shumtë që kanë zgjedhur zonën në këtë sezon vere janë shtangur nga tymi dhe flakët gjigande. Ka qënë puna e zjarrfikëseve që mundën të lokalizojnë flakët dhe të sigurojnë zonën. Diegia e kamionit shkaktoi edhe një trafik të rënduar në autostradën Kavajë-Durrës. (news24)
Shtuar më 04/07/2009, ora 16:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori