Shpërthen infeksioni nga Covid-19 në vend, preken 69 persona të tjerë
Vijojnë të shtohen frikshëm personat e prekur nga koronavirusi në vendin tnë, ku në 24 orët e fundit janë shtuar 69 raste të reja.

Rastet e reja janë zbuluar pas testimeve në të gjithë vendin, ndërsa harta e plotë me qytetet pritet të njoftohet në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Një numër shumë i lartë të personave që kanë rezultuar pozitiv, e kanë marrë infeksionin në ambientet spitalore, dhe më pas e kanë transmetuar atë në qytete të tjera të vendit, që derimë tani ishin konsideruar si zona të gjelbra.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga ana e saj, ka bërë një reagim në Facebook ku i bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

“#RespektoniRregullat, Kur dilni, ruani distancën 1.5 metër; Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike; Lani shpesh duart; Dezinfektoni dhe ajrosni ambientet ku qëndroni; RuaniShëndetin #Mbroni veten dhe të tjerët”, shkruan Manastirliu.
Shtuar më 15/06/2020, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori