Shpërthen Idrizi: Trimoshat e Agimit të Artë kanë marrë zemër
Forcat RENEA kanë bërë të mundur neutralizimin e grekut 35 vjeçar i cili qëlloi me armë kundër policisë shqiptare në Gjirokastër.

Së fundmi ka reaguar edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i cili shprehet se Kaçifas ësthë ekstremist i Agimit të Artë, por që ka marrë zemër nga ‘Rilindasit e rinj’.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet: ‘Ky është ekstremisti i Agimit të Artë Konstatinos Kacifas, që Policia na e paraqet si të pirë.

Nga kërkimet me dron u ndje era e pijes?!’

Më tej Idrizi shkruan:

‘Ndal relativizimit, por të arrestohen dhe të ndalohen ekstremistët e Agimit të Artë dhe ‘trimoshat e Vorio-Epirit’, të cilët kanë marrë zemër nga Rilindasit e rinj, që për turp po ngrenë varrezat e atyre që erdhën si pushtues duke fyer shqiptarë’.

Ndërsa shton: 'Por kanë harruar mijëra të vrarë, masakruar dhe të shpërngulur që presin të prehen në një varrezë, si për çdo njeri në këtë tokë’. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2018, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori