Shpërthen gazetari grek: Një minutë turp në parlament për një "vrasës" si Kacifas
Pëlqej
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur ditën e djeshme, ku dhoma e ulët e parlamentit grek vendosi që të mbajë një minutë heshtje për vdekjen e Kostandino Kacifas, i cili qëlloi ndaj policisë shqiptare.

Por ky veprim nuk ka ikur pa u komentuar.

Gazetari grek, Petros Katsakos në një artikull të botuar sot në gazetën “Avgi” e cilëson atë që ndodhi dje në dhomën e ulët të parlamentit grek si një minutë turpi.

Ndër të tjera, gazetari shkruan:

Një minutë është pak për të larë turpin e disa idiotëve të Agimit të Artë që mendojnë me qëndrimet e tyre mund të marrin votat e votuesve. Një minutë turpi për një minutë heshtje kërkoi deputeti Nikitas Kaklamanis për vdekjen e Kacifas, i cili me një armë në dorë u përpoq të godasë marrëdhëniet grekëve dhe shqiptarëve të cilët jetojnë në paqe me njëri-tjetrin”
Në, fund, Katsakos kërkon të mbahet një minutë turpi për Agimin e Artë, për deputetët që u ngritën në këmbë në seancë për atë që ai e quan “vrasësi” Kacifas. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2018, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori