Shpërthen Erion Braçe: Lulzim Basha është një mutacion i Sali Berishës
Zv.kryeministri, Erion Braçe ka komentuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19.

Sipas Braçes, Basha problemin e ka më të vdekurit që ka hetuar kundër UÇK apo edhe 4 viktimat e 21 janarit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Braçe shprehet se në fakt kryedemokrati nuk e prish gjumin për viktimat e COVID, por se të gjithë këtë e krijon për të hequr vëmendjen nga të vdekurit që i ka hedhur mbi kurriz UÇK-së.

Reagimi i Braçes:

“LYLZIM BASHA NUK ESHTE I RI;

LYLZIM BASHA ESHTE NJE MUTACION I SE KEQES SALI BERISHA!

Por ka edhe me shume,

ESHTE HALLEXHI!

Lylzim Basha ka nje problem te madh,

te hershem me viktimat-te vraret,

te vdekurit.

Ne masakren e #KRUSHES,

por edhe pertej, kudo nga Kukesi ne Kosove, problemi i tij jane viktimat,

te vraret, te vdekurit, por prej UCK ama;

Ne masakren e #21JANARIT,

problemi i tij jane kater te pushkatuarit dhe me shume se 12 plagosurit ne te njejtin vend, bulevardin DESHMORET E KOMBIT;

Prej dje,

problemi i tij jane te gjithe ata qe humben jeten nga Coronavirus;

Ai ka kohe qe numeron te humburit prej Coronavirus si nevojtar, si sukses i tij;

Por edhe si shpetim per ti ikur te vrareve, te vdekurve qe ai i ka hedhur mbi kurriz UCK!

Duhej fryre pafund numri qe te shuhej ndermarrja e tij e turpshme kunder UCK!

Ja doli per ca ore sot,

kur ju mori pacienteve mjeket jetike qe ju pergjigjen me dinjitet tamam atij!

Por kaq ama;

Ata tani jane ne pune, ende si cdo dite ne nente muaj!

Ai, Lylzimi po fle, por asfare rehat ama;

Gjumin nuk ja prish ti qe je i semure,

harroje ai nuk e rregullon balluken per ty hic; gjumin ja prishin te vdekurit qe i ka hedhur mbi kurriz UCK!”
Shtuar më 20/11/2020, ora 23:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori