METAMORFOZA/ “Ka kërku njëri 1 milionë lekë me të filmu kazinonë”, Oltion Bistri raportonte te Pëllumb Gjoka për kundërshtarët

Kanë dalë të tjera përgjime nga aplikacioni “SKY”, i cili përdorej nga biznesmenë, politikanë dhe grupe kriminale në Shqipëri, për të mos u përgjuar.

Falë partnerëve francezë u bë i mundur çkodimi i këtij aplikacioni që çoi në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-nëndrejtorin e Policisë Oltion Bistri, ish-prokurorë dhe anëtarë të botës së krimit.

AlbEu.com ka zbardhur të tjera detaje nga dosja “METAMORFOZA”. Në komunikimet që oficeri Bistri kishte me biznesmenin Gjoka, i raportonte këtij të fundit të gjitha ankesat që kishin qytetarët për të dhe bizneset e tij.

Në një moment Bistri i thotë që dikush i kishte kërkaur 1 milionë lekë për t’i filmuar kazinonë e paligjshme të Gjokës, madje në bisedë duket se oficeri e kishte marrë informacionin nga drejtori.

Më datë 25.11.2019 ora 03.17 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, ai tek xhevo kishte thène, ka 25 kompjutera dhe nje ruletë. Ju kish thene do e filmoj tjua sjell edhe dua I miljon lek për informacionin. E gjen dot cili eshte? Sma tha dr. Se ai ma tha para se te ikja, kish merak e para se te ikja ne Gjermani me takoj. Duhet kujdes pak se drejtori eshte trembur. I thash per njërin qe donte te fuste tre copè dhe kishte frike”, flitet në komunikimin mes Bistrit dhe Pëllumb Gjokës.

 


Shtuar 5.08.2023 07:43