Shpërthim me lëndë piroteknike në Elbasan, policia në këmbë
Një shpërthim me lëndë piroteknike ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme.

Shpërthimi është dëgjuar në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan, në vendin e quajtur “Spaikorre”.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur pranë një garazhi dhe raportohet që zhurma ka qenë shumë e fortë. Mësohet se shpërthimi ka shkatuar një gropë të thellë në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Paraprakisht mësohet se nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar në njerëz.

Forca të shumta policie po patrullojnë rrugët e kësaj lagjeje, por policia ende nuk ka dhënë më shumë detaje. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2017, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori