E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
Shpërthen e qeshura në Kuvend, Berisha premton legalizime falas
Deputetët në sallë kanë shpërthyer në të qeshura, pas deklaratës së Berishës për legalizime falas. Sipas tij, legalizimet falas do ti bëjë PD, por kjo situatë ka përfunduar me plot të qeshura nga ana e deputetëve, pasi shtoi se Rama nuk ka legalizuar asnjë ndërtim.

Berisha kërkoi nga qytetarët që të presin PD-në, sepse do t’ua bëjë legalizimet falas kur të rikthehet prapë në pushtet.

“Thotë Rama kam bërë 40 mijë legalizime. Asnjë legalizim nuk ka bërë, po do paguani qimet e kokës për legalizimet. Ndaj iu bëj thirrje që të mos paguani asnjë para. Legalizimet do t’i bëjë PD falas. Ndaj edhe njëherë dëgjoni fjalën time, asnjë qindarkë për legalizimet”, tha Berisha. /albeu.com/


Shtuar më 17/12/2015, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori