Shpërthen e dashura e Kurtit: Nuk kam më shpirt
Vrasja e 26-vjeçarit Jurgen Kurti ka tronditur familjen dhe të afërmit e tij. E dashura e Kurtit pasi ka marrë vesh lajmin e hidhur ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes duke shpërthyer në lot dhe vaj, ndërsa i ka kërkuar policisë që ta lejojnë të kalojë shiritin. "Më lini të kaloj...Jo, o Zot të lutem ai është shpirt, ai është jetë. Nuk kam më shpirt" ishin klithmat e të dashurës së tij duke vajtuar.

Jurgen Kurti, 26-vjeçari që u bë i njohur për vrasjen e babait të tij është vrarë mbrëmjen e djeshme.

Jurgen Kurti u shpall i pafajshëm për babin e tij, teksa përgjegjësia për krimin i ra dajës së tij.

Mirëpo, 1 vit pas ngjarjes tragjike që i mori jetën babait të tij, ai u arrestua sërish për vrasje.

Ai u arrestua për tu lënë sërish i lirë së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie në Durrës.

Dikur menaxher i vip-ave, sot Jurgen Kurti ka gjetur vdekjen.
Shtuar më 19/03/2019, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori