Di Lorenzo: Liverpool është një ekip i madh, Napoli është i guximshëm

Në prag të ndeshjes ndaj Liverpoolit, Giovanni Di Lorenzo ka folur në konferencën për shtyp. Napoli do të përballet ndaj Liverpoolit, dhe kapiteni blu flet në krah të Spalletit.

“Nesër do të duhet guxim dhe personalitet për t’u përballur me një ekip kaq të fortë.

Kthimi për të luajtur në Champions League pas 2 vitesh është një gjë shumë e madhe për ekipin dhe për klubin. Është një kompeticion në të cilin Napoli meriton të marrë pjesë.

I sigurt se mund të luajmë një ndeshje të bukur. Ne kemi shumë motivim për përballur me Liverpoolin, një ekip me thellësi të madhe që ka fituar shumë. Ne duhet të dalim në fushë me respect, por jo me frikë sepse ne kemi guxim”, është shprehur lojtari i Napolit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.09.2022 16:48