Vera kthen emigrantët në atdhe, mbi 2300 qytetarë hynë sot në Portin e Durrësit

Në portin e Durrësit, në në terminalin e trageteve, mëngjesin e sotëm mbërritën 2 tragete, Rigel II dhe GNV Azurra.

Ata sollën respektivisht 1510 udhëtarë, 414 dhe tjetri 1730 udhëtarë e 500 automjete. Në total 3240 udhëtarë dhe 914 automjete.

Në dispizicion të përpunimit të tyre janë 12 sportele për udhëtarët dhe 18 për automjetet.

Në mesditë pritet të mbërrijë trageti Marina nga Ankona dhe në darkë tragetet Rigel III dhe Franceska nga Bari.

Që të tre pritet të sjellin mbi 3 mijë udhëtarë dhe mbi 800 automjete.


Shtuar 23.07.2023 09:52