Shpërthen bombola e gazit, plagoset rëndë 24-vjeçarja në Laç
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç ku një vajzë vetëm 24-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi ka shpërthyer bombola në ballkonin e shtëpisë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Laç, në banesën e shtetasit A.G.

“Ajo është dërguarspitalin e Traumës Tiranë, aktualisht nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut per jetën”- njofton policia.
Njoftimi paraprak i policisë.

Më date 03.10.2017, rreth ores 07:40 , në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç – Kurbin , ka shpërthyer një bombël gazi e cila ishte e vendosur në ballkonin e apartamentit.

Për pasojë është lënduar shtetasja M.G. 24 vjeçe ,e cila është dërguarspitalin e Traumës Tiranë , aktualisht nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut per jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2017, ora 08:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori