Shpërthen Basha: Djegim mandatet nëse "blihet" një votë e opozitës
Kreu i PD ka dënuar dërgimin në Parlament në mënyrë të njëanshme nga mazhorancadraftit me ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Basha deklaron se do të djegin të gjitha mandatet, nëse mazhoranca blen qoftë edhe një votë të vetme nga opozita për të votuar në Parlament draftin për “Drejtësinë”, nëse nuk zbatohet rekomandimi 88 sipas ndërkombëtarëve.

"Dergimi ne Kuvend i draftit te njeanshem per ndryshimet kushtetuese, eshte nje akt i ulet provokimi dhe nje pershkallezim i krizes dhe tensionit shoqeror ne vend.

I verbuar nga krimet dhe korrupsioni 3 vjeçar, Edi Rama kerkon kapjen me çdo kusht te drejtesise per te garantuar paprekshmerine e tij dhe te bandes qe e rrethon.

Kjo manover do deshtoje me turp. Çdo tentative per te trafikuar qofte dhe nje mandat te vetem opozitar me parate e pista te droges dhe krimit qeveritar, do te rezultoje ne djegien e mandateve opozitare si hapi i pare drejt pervelimit te parlamentit ilegjitim qe do te jete edhe pergjigjia e merituar e popullit ndaj nje qeverie qe i hap atij lufte, me çdo mjet qe siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit.

Rruga e vetme per nje Reforme ne Drejtesi qe ndeshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin eshte zbatimi i plote i rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias". /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori