Shpërthen babai i një të burgosuri: Djali im në burg, deputeti vrau e u lirua
Pëlqej
Pas lirimit nga burgu të deputetit Aqif Rakipi, ka reaguar ashpër babai i një djali që është përfshirë në një aksident të lehtë dhe që mbahetburg.

Gjovalin Dedaj thotë se i biri i tij mbahetburg për një aksident të lehtë, ndërsa deputeti lirohet edhe pse “vret” sipas tij, shkruan Panorama.

Djali i tij, Gledis Dedaj, 26-vjeç, ka aksidentuar me makinën e tij drejtuesin e një motori, por edhe pse ai nuk ishte i dehur dhe nuk ka qene me shpejtësi të lartë, mbahetburg.

Sipas tij, oficeri i policisë gjyqësore ende nuk ka dorëzuar dokumentin në Prokurori dhe për ironi të fatit, në procesverbalin e ndalimit, shkruan se ndalimi i Gledis Dedajt është bërë në orën 16:00, kur fare mirë dihet se ai është ndaluar në orën 11:10 dhe këtë fakt e vërtetojnë kamerat e komisariatit.

Prej 24 orësh, Dedaj qëndron në mjediset e Drejtorisë së Tiranës, ndërsa eksperti ende nuk ka dërguar aktin e ekspertimit në Prokurori, ndërsa kujtojmë se deputetit Aqif Rakipi, i cili aksidentoi për vdekje një kalimtar, akt-eskpertiza dhe çdo procedurë e nevojshme u bë brenda një ore të vetme. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2017, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori