Sekuestrohen 800 kg kokainë në Norvegji, asnjë i arrestuar

Autoritetet norvegjeze kanë sekuestruar 800 kilogramë kokainë.

Mediet vendase bëjnë me dije se lënda narkotike u gjet në një ngarkesë me banana në Oslo.

“Ky është konfiskimi më i madh i bërë ndonjëherë në Norvegji ,” tha shefi i policisë së Oslos Grete Lynn Metlind në një konferencë shtypi.

Operacioni i policisë norvegjeze që çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e kokainës u zhvillua këtë javë në kryeqytet. Nuk kaende asnjë të arrestuar .

Pak ditë më parë, doganierët dhe policët gjermanë sekuestruan në shtetin e Brandenburgut pothuajse 1200 kilogramë kokainë, e cila fshihej në një ngarkesë banane nga Amerika Latine./albeu.com/