Një 35-vjeçar
shqiptar u arrestua për tregti droge në maj 2019 dhe u dënua me 2 vjet
burg.
Sidoqoftë, në këmbim të vuajtjes së dënimit në
burg, gjykatësi kishte parashikuar dëbimin e tij nga territori kombëtar me ndalimin e rihyrjes për 5 vjet në territor
italian.
Një vit më vonë, shqiptari jo vetëm hyri sërish në
Itali, por i shoqëruar nga një avokat u paraqit pranë karabinierëve në Reggio për të shlyer borxhin me sistemin
italian të drejtësisë, “duke preferuar të vuante dënimin në vendin tonë se sa lirinë në shtëpi”, shkruajnë mediat italiane.
Një kohë e mbetur prej 1 viti, 7 muaj dhe 9 ditë burgim duhet të kalohet në qeli. 35-vjeçari drejtoi një rrjet të dendur shpërndarësit në zonën Regina Pacis. 24 mijë euro para u gjetën në shtëpinë e tij në atë periudhë.
Shtuar më 04/09/2020,
ora 22:38