Shpërndante marijuanë dhe qarkullonte pa leje drejtimi, arrestohet 25 vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 25 vjeçar i akuzuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

K.Ç., 25 vjeç, banues në fshatin Toç, Tepelenë akuzohet dhe për "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve që disponoheshin për shtetasin K.Ç., se ai do të transportonte me automjetin e tij një sasi lënde narkotike Marjuanë për në Tiranë , në vendin e quajtur "Mbikalimi i Shkozetit", Durrës.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën rreth 42 kg e 260 gr lëndë narkotike e dyshuar Marjuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi ky shtetas nuk dispononte leje drejtimi.


Shtuar më 31/07/2019, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori