“Dashuria justifikon gjithçka”, Fjoralba revoltohet pas deklaratës së Kiarës: Nuk justifikohet dhuna, tradhtia…

Kiara Tito mbrëmjen e djeshme gjatë një diskutimi me Ina Kollçakun në “Big Brother Fun Club” u shpreh se dashuria justifikon gjithçka.

Por, duket se kjo deklaratë e saj nuk është pritur aspak mirë nga moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale.

Në një postim në InstaStory, Fjoralba shkruan se kjo deklaratë e Kiarës i ka vrarë veshin, pasi sipas saj, dashuria nuk mjafton kur ka dhunë, tradhti, kur thyhet besimi apo cënohet integriteti.

“Dashuria është emocion. Dashuria është nevojë. Dashuria është e bukur, por vetëm “dashuria” nuk mjafton. Dashuria nuk justifikon çdo gjë! Të më falni, por ma vrau shumë veshin. Dashuria nuk mjafton, kur ka dhunë, kur të manipulojnë emocionalisht, kur të thyhet besimi, kur të cënohet integriteti, kur nuk ka komunikim, kur ka tradhëti etj. Dashuria është vetëm një copëz, e së tërës!” shkruan Fjoralba në InstaStory.