Shpërndante kokainë, në pranga komandanti i repartit të Pezë Helmësit
Është vënë në pranga komandanti i Repartit të Pezë Helmesit, Drilon Shqau si dhe një ish-punonjës policie Vehni Teqjen.

Policia bën me dije se ato janë arrestuar pasi akuzohet se janë shpërndarës të rregullt të drogës, më konkretisht të kokainës.

Gjatë arrestimit atyre u është kapur 301 gr kokainë dhe iu janë sekuestruar 1 automjet dhe dy celularë.

Kokainën e shpërndanin në zonën e Vorrit të Bamit. /albeu.com/

Shtuar më 29/04/2017, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori