Shpërndanin "mall" si të ishin çëmçakëza, goditet grupi në Korçë
Policia e Korçës ka proceduar penalisht 12 shtetas, nga të cilët 2 të arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë në gjendje të lirë.

Këtyre personave, u janë sekuestruar 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, si edhe sasi metadoni.

Policia ka arrestuar R. L., 38 vjeç dhe J. K., 27 vjeç, banues në Korçë teksa në gjendje të lirë po procedohen 10 shtetas banues në Korçë, Pogradec dhe Maliq.

Gjatë zhvillimit të fazave të këtij operacioni, u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasve të mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës.

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, si edhe 4 kokrra metadoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Shtuar më 11/03/2020, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori