Policia e Vlorës ka finalizuar operacioni antidrogë të koduar “PlayStation”, ndërsa kë vënë në pranga një person dhe një tjetër e ka proceduar penalisht.
Dyshohet se këta persona në bashkëpunim mes tyre shpërndanin lënë
narkotike në
qytet dhe afër ambienteve të shkollave.
Njoftimi i policisë:
Shpërndante lëndë
narkotike në
qytet, vihet në pranga nga
policia autori kryesor dhe procedohet penalisht një tjetër. Sekuestrohen 56 doza me lëndë
narkotike kanabis sativa. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë
narkotike në
qytet, kryesisht në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit, menjëherë organizoi punën me qëllim kapjen e tij.
Në bazë të këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, në një nga rrugicat e lagjes “Partizani” u bë kapja në flagrancë e shtetasit M. V., 41 vjeç, banues në këtë lagje. Pas
kontrollit personal dhe
kontrollit të ushtruar në banesën e tij,
Policia ka gjetur dhe sekuestruar 56 doza me lëndë
narkotike të dyshuara kanabis.
Gjithashtu, në distancë të afërt, shërbimet kapën dhe shtetasin R. Xh, 23 vjeç, ku pas
kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga shtetasi M. V. Ky shtetas u procedua penalisht në gjendje të lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shtuar më 09/10/2019,
ora 17:17