Karabinierët kanë bërë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve të
cilët ishin prej kohësh nënë
vëzhgim për shpërndarje droge tek
adoleshentët.
Ata që mbaheshin nën
vëzhgim ishin dy shqiptarë të moshave 20 dhe 36 vjeç, të
cilët janë arrestuar dje nga forcat e Karabinierisë italiane.
Shqiptarët u kapën në posedim të një sasie prej 7.4 gram kokainë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Dy
shqiptarët përfunduan në paraburgim në Karabinierinë e Viterbos. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2018,
ora 15:55