Shpërndanin kokainë në lokalet e Athinës, kapen 4 shqiptarët e rrezikshëm
Pëlqej
Një grup kriminal i përbërë nga katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi janë kapur duke shpërndarë kokainë në lokalet greke.

Sipas mediave vendase mes të arrestuarve ndodhet edhe kreu i grupit, shtetasi shqiptar 32-vjeç.

Gjatë arrestimit të tyre, policia greke ka sekuestruar një sasi droge e llojit kokainë me peshë 400 gramë si edhe 43.000 euro, 47.000 lekë, 286 dollarë, 5 automjete, një motoçikletë dhe 17 celularë. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbulimin e anëtarëve të tjerë të grupit. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2018, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori