Shpërndanin kokainë me motorin e picave, shkatërrohet banda në Tiranë (VIDEO)
Pëlqej
Ditën e djeshme policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion policor të koduar "Pizza Porosi".

Në pranga kënë rënë 3 shpërndarës picash, aktiviteti i vërtetë i të cilëve ishte shpërndarja e kokainës.

Të arrestuarit janë: Gersi Çeça, 28 vjeç, Renaldo Dalipi, 25 vjeç dhe Albian Avdo, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Për ta disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin.

Nga Seksioni kundër Narkotikëve është orgnizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi Renaldo Dalipi është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike kokainë.

Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve Gersi Çeça dhe Albian Avdo).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë – Automjet tip “Audi” – Motori i Picerisë – Tre aparate celular – Fishekë. /albeu.com/

Shtuar më 12/07/2018, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori