Shpërndanin drogë nëpër Tiranë, arrestohen 3 të “fortët”
3 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Ata ranë në pranga për tregtim droge të fortë në formë dozash në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Operacioni i koduar “Lapraka”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit në funksion të procedimit penal të regjistruar në 2019, ka vënë në pranga 3 shtetasit, një ndër të cilët i dënuar më parë për vjedhje me armë, me pasojë vdekjen, ndërsa janë sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë e kokainë, automjet, motor, dorezë metalike dhe aparate celularë.

Të arrestuarit janë:

– A. D., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– A. K., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vjedhje me armë, me pasojë vdekjen)
– F. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën “Teodor Keko” është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke qarkulluar me mjet shtetasi A.D.

Gjatë momentit të ndalimit për kontroll nga shërbimet e Policisë, ai ka hedhur në tokë një qese brenda të cilës ndodheshin 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit heroinë. Duke qënë në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll dhe në apartamentin e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, si dhe 20 doza.

“Shtetasit e mësipërm kanë qënë në vëzhgim dhe ndjekje nga shërbimet e Antidrogës në funksion të procedimit penal të regjistruar të ndjekur me metoda speciale hetimi, pasi për ta disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tregëtonin në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe ambiente shkollimi droga të forta në formë dozash”, ka njoftuar policia.

“Në vijimësi të operacionit janë lokalizuar në rrugën e “Durrësit” dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij, shtetasi A.K. dhe shtetasja F.C.

Nga kontrolli fizik shtetasit A. K. iu gjetën dy doza me lëndë të dyshuar narkotikellojit heroinë, ndërsa shtetases F.C. iu gjet në çantën e dorës një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 51.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë;
– 47 doza me lëndë të dyshuar narkotikellojit heroinë;
– 10.3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
– peshore elektronike;
– mjet motorr;
– aparate celularë;
– automjet.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtuar më 15/03/2019, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori