Shperndahet raporti i Ki-Moon, nuk dihen detajet
Pëlqej
Albeu.com
Raporti prej gjashte pikash per Kosoven i sekretarit te pergjithshem te OKB-se, Ban Ki-Moon, ndodhet ne duart e shteteve anetare te Keshillit te Sigurimit, por nuk mund te behet ende publik per mediat.
Zedhenesi i Ki-Moon, Brendon Varma ka bere te ditur se plani i eshte dorezuar sot perfaqesuesve te vendeve te KS-se, por ai nuk ka bere te ditur se kur do te mbahet seanca per shqyrtimin e raportit.

“Kopjet e raportit u jane dorezuar shteteve anetare”, tha Varma.

“Raporti ende nuk eshte i gatshem per opinionin e gjere, por mund te behet publik gjate oreve ne vijim”, shtoi ai.

Plani prej gjashte pikash i kreut te Kombeve te Bashkuara, ne te cilin parashikohen modalitetet e vendosjes se misionit EULEX, eshte refuzuar nga Prishtina zyrtare.

Ne kunderpergjigje qeveria kosovare ka propozuar nje plan prej kater pikash. Sot presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu i beri thirrje Ki-Moon qe ta marre parasysh kete propozim. (tch/albeu)
Shtuar më 25/11/2008, ora 06:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori