Shpërdorimi i fondeve, PS padi ndaj kryetares së kQZ
Lefteri Lleshi
Partia Socialiste po përgatit padinë penale ndaj kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi dhe administratës zgjedhore me akuzën “për dështim të orkestruarprojektit teknologjik, me pasojë shpërdorimin e fondeve publike”.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj, tha dje se KQZ është autoriteti përgjegjës për dështimin e kontratës me kompaninë spanjolle.

“Ajo që KQZ provoi ishte një vonesë dymujore për një, dy apo tri faqe specifikime teknike, e thënë ndryshe, dy muaj për të vonuar dhe për të dështuar procesin dhe sigurisht jo me kokën e tyre. Sot vërtetojmë dyshimin se qeveria në asnjë moment nuk ka dashur të realizohet ky projekt dhe nëpërmjet institucionit vegël, që është KQZ-ja, po i jep goditjen e fundit projektit SEV. Përfundimisht zonja kryetare, në këtë dështim të orkestruar KQZ është para të gjithëve ligjërisht përgjegjëse për shpërdorimin e fondeve publike dhe cenimin e interesave të ligjshme të shtetit dhe shtetasve me veprime dhe mosveprime që kanë shkaktuar pasojën e paligjshme të mosrealizimit të projektit SEV dhe dëmit ekonomik të shkaktuar”, tha Gjonçaj. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2013, ora 11:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori