Shpërdorimi i detyrës, arrest me burg për gjeneralin
Gjykata e Beratit dha sot masën e sigurisë arrest me burg për komandantin e brigadës logjistike të ForcaveArmatosura Syrja Gjoka i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Dyshohet se Gjoka është përgjegjës për shkatërrimin e 7 objekteve të forcaveArmatosura, pa marrë leje nga strukturat eprore. Sipas prokurorisë ai akuzohet se ka falsifikuar firmat e disa prej anëtarëve të Komisionit, të cilët do të përcaktonin se cila objekte do të prisheshin. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2014, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori