"Shpërdorim detyre", në gjyq pesë zyrtarë të Drejtorisë Arsimore
Pëlqej
Në Fier pesë persona akuzohen për "shpërdorim detyre", pasi kanë punësuar dhjetëra mësues, të cilët nuk i kanë paguar. Drejtorja Miranda Bullati dhe katër punonjës të Drejtorisë Arsimore të Fierit, janë akuzuar për "shpërdorim detyre" nga Prokuroria e këtij rrethi, e cila ka dërguar për gjykim dosjet e tyre.

Të pestë këta persona kanë rregjistruar në liste-pagesa me kontrata të rregullta, një numër të madh mësuesish dhe nuk i kanë paguar ata.

Drejtoria Arsimore nuk ka pasur mundësi financiare t’i paguajë ata dhe rezulton se numri i të punësuarve është shumë më i madh, se ai i përcaktuar nga Ministria e Arsimit.

Ndodhur në këto kushte, pagesa e tyre e tejkalonte fondin e pagave, ndonëse mësuesit ekzistojnë në listë-pagesa. Të pandehur janë: Miranda Bullati, Drejtore e Drejtorisë Arsimore Fier, Ylli Malaj shef kuadri, Tatjana Ferko specialiste, Suzana Nazëraj specialiste, Eliza Nako specialiste. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori