Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, është kallëzuar në
Prokurori për "
Shpërdorim Detyre", për shkelje ligjore në rastet e shpronësimeve.
Bëhet me dije se dosja me hetimet e Prokurorisë është dorëzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër para disa ditësh.
Mësohet se seanca e parë gjyqësore është caktuar të mbahet më 25 korrik, rreth orës 13:00, ndërsa gjyqtarë do të jetë Pëllumb Vehbiu.
Shtuar më 15/07/2019,
ora 19:03