Shpërblimi i pensionistëve për festat e fundvitit, cilat kategori përfitojnë
Pas miratimit të shpërblimit të pensionistëve nga ana e qeverisë, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado, tha per Ballkan web, se shpërndarja do të bëhet nga posta shqiptare dhe nga bankat

“Të gjithë pensionet që paguhen në bankë automatikisht do ti kaloj shpërblimi në bankë dhe për pensionet që paguhen në postë posta do vazhdojë me sistemin e vet që do të thotë të gjithë ata persona që kanë për të marr pensionin këtë vit do të marrin shpërblimin dhe në bazë të kapaciteteve që ka posta do të vazhdojë të paguaj edhe shpërblimin për ato persona që i kanë marr,”-tha Astrit Hado.

Drejtori i institutit të sigurimeve shoqërore Astrit Hado thotë se janë disa kategori qytetarësh që përfitojnë bonus në fundvit, ku përfshihen pensionet e pleqërisë, invaliditetit, familjarët, pensionet e parakohshme, invalidët e luftës dhe veteranët e luftës që marrin pension.

“Numri i personave që përfitojnë nga ky bonus është rreth 677 mijë persona duke përfshirë të gjithë kategoritë. Janë të gjithë kategoritë si Pensionet e pleqërisë, invaliditetit, familjarët, pensionet e parakohshme, invalidët e luftës dhe veteranët e luftës që marrin pension.”, pohoi ai.

Hodo thekson se bonusi do të mund të merret përgjatë 36 muajve të ardhshëm duke mos u kufizuar vetëm në këto ditë përpara festive të fundvitit.

“Ky bonus nuk e humbet nëse nuk e marrin dot deri me daten 31 dhjetor biles është përcaktuar me vendim që kanë të drejtë që ta marrin gjatë vitit 2021 dhe ky shpërblim është në fuqi deri në 36 muaj.”, theksoi Hado.
Shtuar më 18/12/2020, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori