E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
"Shpërblimet e policëve me syrin e njerkës, disa pa asnjë qindarkë" (FOTO LAJM)
Ish-kryeministri, Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook, ka publikuar denoncimin e një punonjësi të policsë së Sarandës në lidhje me shpërblimet e Vitit të Ri.

Sipas denoncuesit këto shpërblime janë dhënë në mënyrë jo të barabartë për punonjësit.

Reagimi i Berishës:

Përshendetje Doktor dhe gëzuar!

Unë jam një punonjës policie në komisariatin e Sarandës dhe dua të ndaj me ju një shqetësim të madh për sa i përket shpërblimeve të dhena nga ana e komisariatit, ku dikush është parë me syrin e nënës dhe të tjerë, me syrin e njerkës, ku disa prej oficerëve nuk kanë marrë asnjë qindarkë, ndërsa të tjerë kanë marrë shpërblim deri në shumën 500 mijë lekë.

Këtu futen edhe pastruesa e mirëmbajtës, ndërsa punonjës policie që kanë punuar me shpirt as janë përmendur fare, kjo pasi shefi i logjistikës së bashku me zyrën e finances kanë bërë si u ka dashur qejfi.

Po ju vë në dispozicion edhe listën e mjerë që kanë bërë këta persona. /albeu.com/
"Shpërblimet e policëve me syrin e njerkës, disa pa asnjë qindarkë" (FOTO LAJM)

Shtuar më 03/01/2019, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori