Shpërblehen persekutorët por jo të persekutuarit (FOTO LAJM)

1- Ramiz Alia, njeriu që urdhëroi personalisht vrasjen, internimin, burgosjen e mijëra e mijëra njerëzve me 6.060.000 lekë me urdhër të ministrit të Financave, dt. 12.05.1999.
Plot një muaj zgjati greva e urisë e një grupi ish të përndjekurish dhe të burgosurish poltikë në mes të Tiranës. Ish të dënaur të regjimit komunist në Shqipëri, të cilët edhe pse të ndëshkuar dhe të përbuzur nga regjimi më i egër autoritar që ka parë Europa në shekujt e fundit, edhe sot në "demokracinë" tonë perëndimore vijojnë të mbeten në të njëjtat situata.

Edhe pse greva dhe çdo formë e protestës demokratike është e lejueshme dhe e mbrojtur me ligj, mbi të u hodh shumë baltë dhe tymnajë duek e quajtur grevë politike dhe të stisur nga Partia Socialiste, ndërkohë që përveç të drejtave të tyre, tashmë edhe të kthyera në ligj, ata nuk kërkuan asgjë tjetër.

Pasi sistemi komunist në Shqipëri ra, qeveria e parë demokratike, e drejtuar nga kryeministri aktual, Sali Berisha, çoi në bankën e të akuzuarve e më pas në burg disa prej krerëve të Byrosë Politike të PPSH-së dhe mes tyre edhe diktatorin e fundit, Ramiz Alia.

Por më e çuditshmja vjen më pas. Pas trazirave të vitit '97 ata u liruan duke fituar pafajsinë (nga ajo gjykatë që vite më parë i burgoste) dhe pas saj edhe dëmshpërblimin (sepse kështu është e shkruar në ligj).

Ish-bllokistët as nuk u futën në grevë dhe as nuk pritën këstet një pas tjetrit por u dëmshpërblyhen menjëherë, madje me urdhër të prerë të Ministrisë së Financave të asaj kohe. Ndërkohë që ata që u dënuan dhe persekutuan në burgjet më famëkeqe të Shqipërisë dhe jov etëm duhet të presin rradhën për të marrë shumën e parave që e kanë larë me rininë, gjakun dhe jetën e tyre.

Shqipëri e paradoksit kjo, dëmshpërblehen persekutorët dhe jo të persekutuarit.../albeu.com/
Shtuar më 23/10/2012, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori