Shpat Kasapi nuk gjen karar me femrat: Njëra xheloze, tjetra posesive
Këngëtari shqiptar Shpat Kasapi ka rrëfyer së fundmi detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale. I ftuar në “Wake up”, Kasapi u pyet për lidhjet e tij me fermat dhe për jetën intime.

I pyetur se me kë e bën gjumin, këngëtari tha me humor se e bën në shtratin e tij të ngrohtë, me jastëkun dhe jorganin, duke mos future këtu fjalën ‘partnere’. I ngacmuar nga Ori Nebijaj, Shpati u shpreh se nuk ka gjetur qetësi me femrat pasi i dalin xheloze dhe posesive.

“E bëj me shumë gjëra, me jastëkun me jorganin. Paqe do gjej unë. Dashuria luftë është. Akoma s’kam nisur gjë. Dal me njërën xheloze, dal me njerën s’e do familjen…dal me njërën…them ç’a kam unë o Zot.

Mashkulli kërkon, por unë s’kam problem. Unë jam shumë i mirë, jap mundësi më shumë seç duhet. I vlerësoj më shumë seç duhet. Jam xheloz aq sa duhet.

Nga eksperiencat e mëparshme kam mësuar që të mosjap më aq shumë , të jem më i rezervuar. Ndoshta nuk jam përshtatur sa ç’duhet, është dhe çshtje fati. Mami s’më përzihet më,”- u shpreh Shpati ndër të tjera.
Shtuar më 20/12/2019, ora 19:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori