Shpallja non grata e diplomatit rus, Fevziu zë ngushtë Manastirliun: Nuk kam informacion!
Ditën e sotme Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi sot se ka shpallur person non grata Sekretarin e Dytë të ambasadës ruse në Tiranë Alexey Krivosheev, për shkak se të mosrespektimit të rregullave anti-Covid të vendosur nga qeveria shqiptare.

Në lidhje me këtë çështje është pyetur dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

E ftuar në emisionin Opinion, e pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cilat ishin shkeljet që kishte kryer diplomati rus, Manastirliu refuzoi t’i përgjigjej se nuk ishte e përgatitur me informacionin e kërkuar.

Fevziu: Më thoni çfarë shkeljeje kishte bërë diplomati?

Manastirliu: Po të më kishit lajmëruar, do të isha përgatitur me çdo informacion, nuk i kam informacionet e nevojshme./opinion
Shtuar më 21/01/2021, ora 22:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori