"Ne i konsiderojmë të
pabazuara të gjitha
akuzat ndaj
diplomatit rus të përmendura në këto dokumente..."
Qeveria shqiptare e shpalli diplomatin rus Alexei Krivosheev person “non grata” pasi nuk respektoi masat e marrë në kuadër të pandemisë së koroanvirusit.
Por
ambasada Ruse në Shqipëri i quajti të
pabazuara akuzat ndaj
diplomatit rus.
Selia diplomatike konfirmoi për agjencinë “RIA Novosti” se ka marrë notën nga pala shqiptare dhe informoi Ministrinë e Jashtme
Ruse.
"Ne i konsiderojmë të
pabazuara të gjitha
akuzat ndaj
diplomatit rus të përmendura në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se shënimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit tonë bie ndesh me praktikën e vendosur diplomatike ndërkombëtare" – tha
ambasada ruse në Tiranë.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 23:05