Ditën e sotme në Astir ndodhi një
përplasje e madhe mes IKMT dhe banorëve të cilët ishin të betuar për të mbrojtur banesat e tyre.
Gjatë
kësaj përplasje u denoncua nga ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri se një banor i
kësaj zone ka humbur jetën gjatë
kësaj përplasje ku u lënduan 12 shtetas, policë dhe banorë të Astirit.
Por fatmirësisht lajmi ishte jo i vërtetë.
Për këtë lajm të bujshëm ka reaguar sërish ish-deputetja e cila shprehet e lumtur se është informuar
gabim mbi këtë ngjarje e cila tronditi opinionin publik.
"Fatmiresisht Mahmut Himallari eshte mire me shendet. Paste jeten e gjate qe tju tregoje nipave, mbesave dhe
shqiptareve se njeriu ka force te perballoje gjithcka.
Mahmuti eshte mire, po merr kurimin e duhur!.
Per here te pare jam e lumtur qe me
informuan gabim. E pranoj qe duhet te isha treguar me e kujdesshme, por si nene, grua dhe nje mikesha e banoreve nuk mund te rrija e heshtur pas atyre telefonatave"- shkruan Pampuri.
Postimi i plotë:
Per here te pare jam e lumtur, qe me
informuan gabim....
Sot e pame se si mundi, investimi, djersa dhe gjaku i banoreve te Unazes se Re, u hodh poshte, u percmua.
Sot e pame edhe ndjeshmerine e qeverise, edhe per objektet qe ka bere shpronesimet dhe vlerat qesharake, shume larg vlerave te tregut.
Njeriu nuk mund te rrije pa reaguar, madje as pa u perfshire emocionalisht, e sidomos kur ke 1 vit rresht qe qendron me ta, e ne kulmin e perballjes me policine dhe ne nje interviste spontane, e rrethuar nga banore te terrorizuar e dhunuar nga policia. Qan hallet dhe brengat.
Sigurisht qe te mbushen syte me lot, kur te marrin ne telefon disa nga banoret dhe te thone qe ka ndodhur gjema, se Mahmuti ka nderruar jete.
Fatmiresisht Mahmut Himallari eshte mire me shendet. Paste jeten e gjate qe tju tregoje nipave, mbesave dhe
shqiptareve se njeriu ka force te perballoje gjithcka.
Mahmuti eshte mire, po merr kurimin e duhur!.
Per here te pare jam e lumtur qe me
informuan gabim. E pranoj qe duhet te isha treguar me e kujdesshme, por si nene, grua dhe nje mikesha e banoreve nuk mund te rrija e heshtur pas atyre telefonatave.
Nuk po justifikoj gabimin tim, por po ndaj lajmin qe z. Mahmut Himallari eshte mire. I uroj sherim te shpejte dhe durim per te perballuar gjemen, qe tashme eshte e gjithe
shqiptareve. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2019,
ora 16:46