Shpallet në kërkim shoku i Emiljano Shullazit
Gilmando Dani, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare për shkak të precedentëve të mëparshëm kriminalë, por edhe lidhjeve me të shumëpërfolurin Emiljano Shullazi, është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.

37 vjeçari akuzohet për plagosjen e 24 vjeçarit Valter Pelivani nga Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, në Rrugën e Kavajës.

Këtij të fundit i është bërë pritë, por ka mundur të shpëtojë vetëm me plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në 5 janar, Gilmando Dani dhe Emiljano Shullazi u bënë objekt i një atentati me armë, nga ku mundën të shpëtonin. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2015, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori