Shpallet në kërkim nga policia, braktisi foshnjen
Pëlqej
Një nënë e re nga qyteti i Korçës është shpallur në kërkim nga ana e policisë, pasi ka braktisur fëmijën e saj të mitur. Ajo ka lënë fëmijën në shtëpinë e ish bashkëshortit dhe është larguar pa lënë gjurmë.

Bëhet fjalë për 30 vjeçaren me inicialet E.J., ndërsa uniformat blu kanë nisur punën për kapjen e saj.

Materialet për këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2014, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori