Lewandowski: Juve? Ne duam gjithmonë të fitojmë, madje edhe miqësoret

“Të gjithë po më ndihmojnë të përshtatem sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë jam këtu për të bërë më të mirën që mundem. Nëse luan për Barcelonën, është e qartë që gjithmonë të mendosh për fitimin e titujve, por gjërat duhet të shkojnë në hapin e duhur.

Hap pas hapi, potenciali ynë mund të jetë i lartë dhe të luftojmë. Ky sezon do të shkojë më mirë se ai i mëparshmë.”

Këto kanë qenë fjalët në konferencën për shtyp të Robert Lewandowski në prag të miqësores kundër Juventus, e cila do të luhet në orët e para të mëngjesit në datën 27 korrik./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.07.2022 16:31