Shpallet në kërkim nipi i Balilit, sherr me pronarin e tokës ku ndërtoi lokalin
Nipi i Kelmend Balilit, që aktualisht është shpallur në kërkim për trafik droge, është në hetim për shkak se është denoncuar nga Timo Babi në komisariatin e Sarandës për shkatërrim prone dhe ushtrim dhune.

Mësohet se Kev Balili kishte një marrëveshje me Timo Babin duke dërguar në truallin e tij një 'club' nate ‘X Factory’ në dalje të qytetit, por pas disa kohësh marrëveshja mes tyre është prishur dhe Timo Babi i ka kërkuar që të largohet nga trualli që kishte ndërtuar 'club'-in e natës Balili.

Nipi i Balilit nuk e ka pranuar një gjë të tillë duke u konfliktuar me pronarin e tokës në 'club'-in e natës, pasi u fut me forcë.

Pas sherrit, Timo Babi ka bërë kallëzim për nipin e Balilit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe marrëveshjes me dy palëve./albeu.com/
Shtuar më 08/01/2017, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori