Shpallet konkursi per simbolet shteterore
Albeu.com
Sipas njoftimeve të para, kryesia pritet të mblidhet më së largu ditën e mërkurë dhe të caktojë kriteret e këtij konkursi per simbolet shterore.Ekipi i Unitetit i ka sugjeruar sot Kryesisë së Kuvendit që në një afat optimal të marrë një vendim lidhur me shpalljen e konkursit për simbolet shtetërore: për stemën, flamurin dhe himnin. Sipas njoftimeve të para, kryesia pritet të mblidhet më së largu ditën e mërkurë dhe të caktojë kriteret e këtij konkursi. Stema dhe flamuri janë çështje më urgjente, ndërsa himni është një çështje më delikate dhe kërkon më shumë kohë, tha zëdhënësi Skënder Hyseni, pas takimit të Ekipit të Unitetit, sot në orët e pasdites.
Shtuar më 24/04/2007, ora 08:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori