Shpallet i vdekur Ermal Xhelo, ndër shqiptarët e parë që u vra në Siri

Gjykata e Vlorës ka shpallur të vdekur Ermal Xhelon, një ndër shqiptarët e parë që u vra duke luftuar kundër forcave të Asadit në Siri.

Kërkesa për shpalljen e tij të vdekur u bë nga nëna e tij dhe tashmë është botuar në Fletoren e Zyrtare.

Ermal Xhelo nga Vlora është ndër shqiptarët e parë që u vra në Siri gjatë vitit 2013, pak kohë pasi kishte nisur konflikti atje., shkruan Albeu.com

Ai fillimisht shkoi në Turqi nën orientimin e shoqatave që atëhere bënin rekrutimin e luftëtarëve për grupet ekstremiste dhe më pas u kalua në territorin sirian për të lutuar kundër forcave të Asadit. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori