Ushqim vetëm nëpër dhomat e hotelit, detaje për pushimet e kësaj vere

Në fund të Majit pritet hapja e plazhit për të gjithë pushuesit.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj tha në Klan se në bashkëpunim me strukturat akomoduese edhe me subjektet e plazhit janë marrë masat për distancimin fizik.

Në plazhet ku çadrat do të jenë 3.5 metra larg njëra tjetrës do të jetë vrojtuesi i plazhit ai që do të merret me zbatueshmërinë e masave.

Edhe në ujë pushuesit nuk do të lejohen më afër se 3.5 metra.

Në strukturat akomoduese, ushqimi nuk do të jetë me vetëshërbim, por çdo pushues do i serviret në dhomën e hotelit. Ndërsa koordinatori shëndetësor do të merret me matjen e temperaturës në mëngjes dhe darkë për turistët e hotelit.


Shtuar 10.05.2020 16:02