Shorti, sherr PS-PD në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi
Pëlqej
Ka nisur me debate mes palëve politike mbledhja e nisur në Kryesinë e Kuvendit, për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Mbledhja drejtohet nga Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit dhe po shoqërohet me debate politike dhe teknike mes deputeteve të PS që kërkojnë hedhjen e shortit dhe zhbllokimin e procedurës, dhe të PD dhe LSI që e quajnë shortin antikushtetues.

Në fjalën e tij, deputeti i PS-së, kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ftoi opozutën të bëhet pjesë e procesit, shkruan Panorama.

“Kërkoj mirëkuptimin e opozitës që nëse duam të mos humbim kohë në krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, hajdeni, i bëmë ndryshimet kushtetuese me konsensus, bujrum të zhbllokojmë ligjin.

Boll kanë pritur shqiptarët për të pasur atë sistem drejtësie që duhet. Për mua ky debat është më tepër politik, e lëmë te salla e ditës së enjte”- tha Manja.

Deputetja Hysi, ka theksuar se Kryetari i Kuvendit ka të drejte të bëje vetëm një procedurë, hedhjen e shortit, “ju dilni kudo të flisni, në studio e ta diskutojmë, të vazhdojmë me procesin”.

Pas kësaj ka reaguar Halimi. “Reflektoni tha kryetari i Ligjeve, diskutimi mes meje dhe Manjës është teknik. Qëndrimi ynë është që Keshilli i përkohshëm i Emërimeve në Drejtësi ishte vetëm për vitin e kaluar nuk ka më këshill të përkoshëm të emërimeve.

E ka të qartë dispozita, nuk e them vetëm unë, Xhafaj një vit më parë ka thënë, më 13 shkurt ia ka dërguar shkresën në ambasada, dhe i thotë dispozita kalimtare rregullon cështje të vecantë”- tha ai.

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço ashtu si PD e ka quajtur antikushtetues shortin. “Ligjet i kemi pasur po nuk i keni zbatuar korrekt, Kjo që kërkon kryetari i Kuvendit ekstra procedurë, që thotë jam burri më i mirë në botë. Shortin e keni hedhur se nuk u ranë gjyqtarët që donit ju”- tha ai.

Hysi teksa njoftoi nisjen e shortit tha : E di qe keni hallin e kryeprokurorit, por per ate prisni oren 11:30 te komisioni i ligjeve”./albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori