Shoqërohet në komisariat për verifikim, por ajo që i gjen policia i siguron burgun
Një shoqërim i thjeshtë për verifikim mund të bëjë që të dënohet me disa vite burg për shkak se në makinë iu gjet lëndë plasëse.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se policia ka pikasur një person që lëvizte me një mjet të dyshime dhe i ka kërkuar të bëjë një verifikim në Komisariatin nr. 6.

Por gjatë kontrollin në makinë, shtetasit iu gjet një sasi tritoli dhe ai është vënë në pranga.

Personi në fjalë ndodhet në ambientet e Komisariatit numër 6, dhe mjeti i tij në oborrin e institucionit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po merr në pyetje të dyshuarin./albeu.com/


Shtuar më 04/03/2017, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori