VIDEO/ Rama “shthur” gojën nga Kamza: E katandisën Partinë Demokratike në kashtë dhe k*qe…

Kryeministri i vendit, Edi Rama në takimin përmbyllës në Kamzë nuk i ka kursyer kritikat dhe ironitë për kundërshtarët.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se 14 maji do të jetë ndarja e Kamzës me urrejtjen, duke iu referuar kështu atyre që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilët thotë se e kanë katandisur Partinë Demokratike në kashtë dhe k*qe.

Rama: 14 maji do të jetë ndarja e Kamzës me urrejtjen. Kapërcimi nga vetë komuniteti i Kamzës të një dasie të egër, të pa shpirt, të pabesë. Të një dasie e cila është ushqyer vetëm nga nevoja për pushtet e një grushti njerëzish që e morën peng PD që në krye të herës duke e katandisur në kashtë dhe koqe…

Tani Kamza duhet t’i vlejë si shembull Shkodrës. Kamza u çlirua në 2019 dhe unë kam shumë besim se nënat e Kamzës, pavarësisht bindjes që kanë do të shkojnë në kutinë e votimit me në radhë të parë vlerësimin për faktin që fëmijët  e tyre shkojnë në shkolla që janë të gjeneratës së re të shkollave që nga Tirana e kudo tjetër janë si në qytetet e Europiane, madje si të qyteteve të mira europiane. Kam besim se gratë e Kamzës do t’i marrin dhe burrat me vete që të votojnë jo symbyllur për partinë, por për sigurinë, vazhdimësinë e projektit që ka një garant, Rakip Sulin./Albeu.com/.


Shtuar 11.05.2023 18:46