Ish-gjyqtari Alaudin
Malaj është shoqëruar nga
policia. Mësohet se ai është shoqëruar me forcë në zonën e Liqenit
Artificial të Tiranës, për shkak të një konflikti.
Malaj ka qenë bashkë me njërin nga djemtë tek Liqeni
Artificial por ende nuk dihet se cfarë ka ndodhur konkretisht.
Malaj ndërkohë është në proces divorci me bashkëshorten e tij, e cila më 22 gusht, ka kërkuar në gjykatë urdhër të menjëhershëm mbrojtje.
Malaj, ish gjyqtar i Gjykatës së Apelit dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit në korrik të këtij viti, duke iu shmangur procesit të vettingut.
Alaudin
Malaj, është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit në Itali të Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj.
Shtuar më 25/12/2020,
ora 13:56