Shoqërohen Boçi dhe 15 demokratë elbasanas pasi i bllokuan rrugën Ramës
Policia ka shoqëruar ish-deputetin demokrat Luçiano Boçi dhe 15 anëtarë të PD pasi ditën e sotme bllokuan rrugën në Bradashesh, për të ndaluar kalimin e kreut të qeverisë Edi Rama.

Një grup protestuesish të udhëhequr nga ish-deputetët Luçiano Boçi, Edmond Spahi dhe Endri Hasa u stacionuan në mes të rrugës duke sjellë bllokimin në trafik të automjeteve, jo vetëm makinave të vogla por edhe autobusëve me pasagjerë.

Forcat e policisë së Elbasanit, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, mundën të shpërndajnë turmën e protestuesve duke hapur rrugën.

Megjithatë, gjatë gjithë kohës pati përpjekje për të dalë sërish në rrugë. Kur eskorta e kreut të qeverisë po mbërrinte, turma u revoltua teksa nuk mungoi edhe hedhja e shashkave.
Shtuar më 27/04/2019, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori