Shoqërohen 5 persona për vjedhjen e Bankës në Vlorë
Arkiv
Pesë persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës gjatë ditës së sotme për vjedhjen e një filiali banke në këtë qytet.

Policia e këtij qyteti po punon intensivisht me kamerat e sigurisë së bankës, pasi nuk ka institucione të tjera me kamera përreth, ku mund të gjenden të tjera prova mbi ngjarjen.

Në pyetje janë marrë edhe shumë banorë të lagjes “Lef Sallata” ku ndodhi dhe grabitja të cilët mund të kenë parë grabitësin.

Grabitja e bankave është kthyer tashmë një problemm shqetësues. Ndërsa ditët e fundit në qytetin bregdetar të Vlorës janë kryer disa grabitje. Kujtojmë se ky filial banke u grabit për herë të tretë brënda një kohe shumë të shkurtër. Grabitja më e rëndë ishte ajo e një banke në qendër të qytetit të Vlorës 3 muaj më pare, ku nuk munguan edhe shkëmbimet e zjarrit./albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori